Dugarry: Askush nuk mbetet

Futboll

Dugarry: Askush nuk mbetet

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:08
Christophe Dugarry

Thashethemet për një shitje të mundshme të Olympique Marseille te një fond saudit po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.

Në lidhje me këtë, një ish-lojtar si Christophe Dugarry foli gjithashtu në podcastin Rothen S'enflamme në RMC:

“Nëse Marseille shitet nesër, nuk mendoj se do të mbetet asnjë lojtar i vetëm në skuadër.

Nëse pronarët e rinj kanë ambicie për të shkuar në Champions League, atëherë nuk mund të bëjnë ndryshe. - shpjegon ish-kampioni i botës.

“Luis Henrigue nuk është në nivelin e duhur, Ndiaye nuk është në nivelin e duhur, Onana nuk është në nivelin e duhur, Ounahi, Harit, Aubameyang, Balerdi apo Gigot, të gjithë ata nuk janë në nivelin e ambicieve të një pronësie që dëshiron të synojë lart. Ata janë lojtarë të mirë për Ligue 1, por jo për madhështinë e klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat