Liverpooli interesohet për Chiesan

Futboll

Liverpooli interesohet për Chiesan

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:36
Frederico Chiesa

Liverpooli ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit italian të Juventusit, Frederico Chiesa.

Kështu ka raportuar “football-italia” të martën. 26-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Chiesa ka refuzuar ofertën e parë të Juventusit për vazhdimin e kontratës. Ai pritet të largohet gjatë verës së këtij viti nga skuadra italiane.

Chiesa në edicionin aktual ka shënuar gjashtë gola në 18 ndeshje.

Skuadrës së Juventusit iu bashkua në verën e vitit 2022 nga Fiorentina, ku u zhvillua si lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat