Ronaldo bind mbrojtësin francez te “Djajtë e Kuq”

Futboll

Ronaldo bind mbrojtësin francez te “Djajtë e Kuq”

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:52
Varane e Maguire

Rafael Varane kërkon të largohet nga Man. Junajtedi. I bashkuar me “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Real Madridi, mbrojtësi është i zhgënjyer nga ambienti i anglezëve dhe nuk ka asnjë dëshirë për të rinovuar kontratën që skadon në verën e vitit 2025.

Al-Nassr në Arabinë Saudite është hedhur menjëherë në sulm për të transferuar 30-vjeçarin që mund të jetë lojtari i radhës që zgjedh kalimin në Lindjen e Mesme.

Klubi arab është i gatshëm t’i ofrojë Varane një pagë deri në 50 milionë për ta bindur që të luajë në Saudi Pro League.

Al-Nassr është skuadra ku luan edhe Kristiano Ronaldo, me Varane që e njeh mirë portugezin pasi kanë historinë e tyre në radhët e Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat