Dede për ndeshjen e 200-të si trajner

Futboll

Dede për ndeshjen e 200-të si trajner

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:56
Nevil Dede - majtas

Elbasani u ndal në një barazim 1-1 përballë Flamurtarit në një ndeshje që dhuroi emocione të forta në fundin e saj ku vlonjatët përmbysën sfidën me 10 lojtarë, por goli i dytë u anullua nga VAR në minutën e 96’.

Verdheblutë vijojnë të mos humbasin në shtëpi dhe qëndrojnë të sigurtë në vendin e dytë.

Pas ndeshjes, trajneri Nevil Dede, tha: “Pendesë për sot? Nuk menaxhuam dot lojën. Nuk vuajtëm me 11, vuam me 10. Skuadra harroi që duhet të luftojë deri në fund. Në momente delikatë ne prapë shfaqim probleme kun ë një nga këto pësuam edhe golin. Humbasim llogjikën në momente të caktuara.

Po bëhet kronike. Një skuadër që nuk menaxhon rezultatin, edhe me Bylisin kështu. Janë disa situata ku liderët e skuadrës duhet të menaxhojnë më mirë. Marrim gol çdo ndeshje dhe ky është fakt evident. Përballë kishim një Flamurtar me kualitet. Duhet të bënim mirë me Shkurtajn të cilit i dhamë shumë liri. Duhet të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar gabimet.

Në momente të caktuara lojtarët me eksperiencë duhet ta menaxhojnë më mirë. Prisja më mirë nga zëvnëdësimet, nuk u panë fare. Më vjen keq për atë lloj goli që pësuam. Me eksperiencën që kemi, të paktën nuk duhet të vuajmë.

Në çdo skuadër ka presion, duhet të jesh gjithmonë fitues. Nuk mund të them që duhet akoma kohë pasi lojtarët janë me eksperiencë dhe duhet të na bëjnë krenar. Jemi brenda objektivave, pritshmëritë janë të mëdha si nga unë, por edhe nga vetë lojtarët. Ballshi po bën më mirë se ne ndaj duhet të bëjmë më mirë.

Kundërshtar? Janë të mirëndërtuar, emër i madh. Nuk është se bëmë ndonjë hap të madh të gabuar. Pritshmëritë ishin për të fituar, nuk ia dolëm, por nuk duhet të dorëzohemi. Djemtë janë me kokën lart, nuk kemi dalë asnjëherë pa shënuar gol.

200 ndeshje sot? Në 200 ndeshje edhe unë do të kisha dëshirë të kënaqesha më shumë. Komplimentoj djemtë për atë që dhanë në fushë”, tha Dede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat