Goli që iu anulua Girona-s, në Spanjë mendojnë se arbitrat po favorizojnë Real Madridin

Futboll

Goli që iu anulua Girona-s, në Spanjë mendojnë se arbitrat po favorizojnë Real Madridin

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 17:43
Pamje nga ndeshja

Në futboll ekziston ligji i më të fortëve, ashtu si në jetë.

Klubet e vogla janë shumë shpesh viktima të vjedhjes së arbitrave kur janë në rrugën e tyre për të prishur planet e shumë më të fuqishmëve dhe më të mëdhenj se ata. Mbrëmjen e së shtunës, këtë e provoi më së miri Girona.

Kjo e fundit po i bën rezistencë Real Madridit në rrugën për të fituar titullin kampion.

Ndeshja e tyre kundër Sociedad u mbyll në barazimin 0-0, por goli që iu anulua në minutën e 24 shkaktoi shumë polemika.

Kjo për vetë faktin se pozicioni jashtë loje milimetrik ndodhi 35 sekonda përpara shënimit të golit.

Madje, lojtarët e Real Sosiedadit spastruan dy herë zonën përpara se topi të shkonte në rrjetë.

“Nuk mund të gjykosh diçka pas një vonese prej 40 sekondash nga aksioni”, tha trajneri i Girona-s, Michael Sanchez, që nuk mund ta pranonte kurrsesi anulimin e golit.

Në Spanjë ekziston ideja se Real Madrid po përkëdhelet nga arbitrat, të cilët po kujdesen që të godasin kundërshtarin edhe në ndeshjet e tjera, në mënyrë që të mos i prishin punë madrilenëve në luftën për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat