Napoli  merr 3 pikët në shtëpi ndaj Veronas

Futboll

Napoli  merr 3 pikët në shtëpi ndaj Veronas

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 17:05
Napoli  

Napoli fiton me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Veronas, në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

Pas pjesës së parë që u mbyll me porta të paprekura, miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 72’ me Coppola që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Ndërsa vendasit reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 79’ me golin e Ngonge.

Ndeshja u vulos nga një perlë e vërtetë e realizuar nga Kvaratskhelia në minutën e 87’.

2-1 dhe pas javës së 23-të Napoli renditet në vend të shtatë me 35 pikë, teksa Verona në vend të 18-të me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat