Haaland zbulon ushqimin e pashëndetshëm që ka fiksim

Futboll

Haaland zbulon ushqimin e pashëndetshëm që ka fiksim

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 11:37
Erling Haaland

Erling Haaland ka zbuluar se ai është i fiksuar pas një ushqimi të pashëndetshëm.

Në verën e vitit 2022, Manchester City nënshkroi Haaland nga skuadra gjermane e Bundesligas, Borussia Dortmund në një marrëveshje me vlerë 51 milionë sterlinash.

Që atëherë, norvegjezi ka thyer rekorde vazhdimisht. Gjatë sezonit 22/23, Haaland theu rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm në Premier League pasi shënoi 36.

Siç e dimë të gjithë, futbollistët mbahen në gjendje të mirë nga një ekip nutricionistësh që i zgjedhin ushqimet për nevojat e tyre.

Megjithatë, Haaland ka zbuluar ushqimin e tij të preferuar të pashëndetshëm. Duke folur për CITY+, përmes Euro Foot, Haaland tha: “Nëse mashtroj, ha qebap e dini? Pica me qebap është gjëja ime e preferuar. Me pëlqen. Është shumë mirë. Unë dhe vëllai im, nëse e blejmë, jemi si të hipnotizuar, hamë sa më shumë!”.

Duke folur për dietën e tij të përgjithshme në dokumentarin “The Big Decision”, Haaland tha përmes GOAL:

“Shumica e njerëzve nuk i hanë ato pjesë (zemrat dhe mëlçitë), por unë kujdesem për trupin tim. Unë besoj se është thelbësore të hani ushqime me cilësi të lartë.

“Njerëzit thonë se mishi i viçit bën keq, por cili? Ai që merr te McDonalds? Apo mishi i lopës që endet jashtë shtëpisë tuaj?”.

Pas një dëmtimi në këmbë, Haaland u rikthye në fushë për City-n gjatë fitores 3-1 ndaj Burnley-t në mesjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat