Nuk është aq e qartë nëse portieri francez Mike Maignan do të qëndrojë në Milan

Futboll

Nuk është aq e qartë nëse portieri francez Mike Maignan do të qëndrojë në Milan

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:39
Pamje nga një ndeshje

Nuk është aq e qartë nëse portieri francez Mike Maignan do të qëndrojë në Milan, sezonin tjetër apo jo.

E përditshmja “Gazzetta dello Sport”, bën një analizë të situatës kontraktuale të portierit 28-vjeçar, i cili aktualisht paguhet 3.2 milionë euro në vit nga “kuqezinjtë”, me të cilët ka një marrëveshje që skadon në vitin 2026.

Për të firmosur dhe thënë po për një marrëveshje të re, ish-potieri i Lille kërkon 6-7 milionë euro në sezon deri në vitin 2028.

Një shumë që deri diku klubi kuqezi i konsideron legjitime, për shkak të rritjes që ka pasur Manjan që kur erdhi te “kuqezinjtë”.

Është e qartë se portieri i kombëtares franceze, falë paraqitjeve të tij të mira, kërkon më shumë dhe nuk do të mbetej pas nga Rafael Leao.

Negociatat do të realizohen në javët e ardhshme të kësaj pranvere, kur klubi të ketë projektuar të ardhmen e tij afatgjatë.

Zgjatja e kontratës do t’i jepte Milanit një forcë të mëtejshme, por në të kundërtën do të hapeshin negociata konkrete mes portierit me Bajern Munihut apo PSZH, të gatshme të bëjnë oferta konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat