Real Madrid “sulm” total për zbulimin e Juventus

Futboll

Real Madrid “sulm” total për zbulimin e Juventus

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:28
Juventus

Andrea Cambiaso në fokusin e gjigandëve të LaLiga-s, Real Madrid. Anësori i Juventus po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në radhët e bardhezinjve teksa trajneri Massimiliano Allegri e ka një “xhol” të vërtetë pasi e aktivizon në disa role.

Sipas “Corriere Dello Sport”, 24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti dhe në këtë formë, “Los Blancos” janë duke menduar për një ofertë në merkaton e verës.

Cambiaso është i lidhur me Juventusin deri në vitin 2027, megjithatë “Zonja e Vjetër” është e gatshme të heqë dorë nga italiani në rast të një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Sulmuesi shkodran mbyll aventurën në Uzbekistan, transferohet në Arabinë Saudite

Zbulohen prapaskenat/ Oferta nga Milani dhe te Atl. Madrid, pse Broja u transferua te Fulham

Në këtë sezon me Juventusin, Cambiaso është aktivizuar në 19 ndeshje të Serie A duke realizuar edhe një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat