Qefalija nis stërvitjen tek Dinamo

Futboll

Qefalija nis stërvitjen tek Dinamo

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:01
Dinamo

Blutë janë duke u përgatitur për ndeshjen e radhës me Erzenin, që luhet ditën e diel në stadiumin e Rrogozhinës.

Në seancën e djeshme me grupin është bashkuar dhe Klevi Qefalia, një nga përforcimet e Dinamos në merkaton e dimrit. Ai nuk u përfshi në skuadër për sfidën e fundit me Kukësin dhe mbetet të shihet, nëse do të jetë gati ndaj Erzenit apo jo. Trajneri Mehmeti e ka pasur grupin të plotë.

Shqetësime të lehta ka për mesfushorin Erisildo Smaçi, titullar ndaj Kukësit. Ai ka probleme muskulore, por mendohet që deri në fundjavë t’i ketë lënë pas dhe të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Ndaj Erzenit kthehet Andoni që mungoi në ndeshjen e fundit për shkak kartonësh. Nga afrimet e fundit nuk kanë debutuar ende në kampionat me Dinamon lojtarët Meksi, Çuni dhe Tahiri, pa përmendur Qefalinë dhe Ballhysën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat