Kumbulla i bashkohet Sassuolos së Bajramit

Futboll

Kumbulla i bashkohet Sassuolos së Bajramit

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:57
Marash Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është bërë më klub të ri.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, largohet nga Roma dhe do t’i bashkohet Sassuolos, një tjetër klub i Serie A.

Sipas medieve italiane, tashmë marrëveshjes mes Romës dhe Sassuolos është arritur për huazimin e Kumbullës për pjesën e mbetur të sezonit.

Mbrojtësi shqiptar siç raportohet, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me skuadrën e re dhe në orët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe transferimi i tij tek Sassuolo.

Te Sassuolo Kumbulla do të bashkohet me mesfushorin shqiptar Nedim Bajramin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat