“Selman Stërmasi” drejt prishjes

Futboll

“Selman Stërmasi” drejt prishjes

Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:39
Stadiumi “Selman Stërmasi”

Diskursi i muajve të fundit në Tiranë është që edhe stadiumi “Selman Stërmasi” do të shembet, ndërkohë që zona rreth stadiumit do të ridimensionohet. Jo pak herë kryetari i bashkisë, z. Veliaj ka deklaruar se stadiumi numër dy i kryeqytetit do të ndryshojë rrënjësisht dhe do të jetë njëlloj si “Air Albania”.

Lajmet kanë qarkulluar gjatë gjithë vitit 2023, por duket se gjërat në 2024-ën do të ndryshojnë. Burimet bëjnë me dije se “Selman Stërmasi” me shumë mundësi do të marrë një udhë për t’u ribërë nga e para. Madje, ky mund të jetë edhe viti që do të shembet stadiumi për t’u ribërë nga e para.

Partizani arriti që të ndërtojë shtëpinë e tij dhe në këtë pjesë është kompletuar, por duhet patjetër edhe një zgjidhje për Tiranën dhe shpëtimi është “Selman Stërmasi”.

Në projektin e tri viteve të ardhshme të Bashkisë së Tiranës është edhe rindërtimi i këtij stadiumi, i cili do të rikonceptohet me modelin e “Air Albania”-s, për të sjellë rreth tij edhe shërbime të tjera, si biznese, hoteleri apo edhe ambiente të tjera.

Aktualisht askush nuk luan në “Selman Stërmasi” dhe kthimi i këtij stadiumi në një impiant ku të ofrohen komoditetet minimale për një tifoz, do të ishte një frymëmarrje për Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat