Sylvinho me mision në Gjermani

Futboll

Sylvinho me mision në Gjermani

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:25
Sylvinho

Sylvinho nuk pushon asnjëherë. Trajneri i kombëtares është vazhdimisht në “shtegtim” pasi kërkon që të pikasë të gjithë lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë nëpër kampionatet e huaja.

Udhëtimi i radhës ishte në Gjermani, ku braziliani dhe Doriva kishin një mision.

Dyshja e kombëtares ndoqi nga afër ndeshjen mes Frankfurt dhe Mainz në Bundesligë.

Në radarin e Sylvinhos këtë herë kishte përfunduar Brajan Gruda.

19-vjeçari mban veshur fanelën e Mainz, teksa aktualisht vuan nga një dëmtim.

Nga sa mësohet ka pasur një takim mes palëve për të diskutuar një mundësi për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Në fakt Gruda është një nga lojtarët e shumë dëshiruar nga i gjithë stafi i FSHF-së, të cilët po punojnë për të bindur 19-vjeçari të zgjedhë ngjyrat kuqezi.

Kujtojmë se Brajan është pjesë e Gjermanisë U-21 dhe tashmë gjithçka është në dorë të tij të zgjedhë se për cilën kombëtare të luajë. Ndërkohë përveç sulmuesit të krahut, mësohe se Sylvinho ka takuar edhe Simon Simonin, i cili luan me ekipin e dytë të Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat