Kasimpasa e zyrtarizon rikthimin e Loret Sadikut

Futboll

Kasimpasa e zyrtarizon rikthimin e Loret Sadikut

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:52
Loret Sadiku

Loret Sadiku është rikthyer në futbollin turk.

Kasimpasa Spor Kulubu e ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit kosovar, i cili rikthehet kështu në Superligën turke.

Më saktësisht, futbollisti defanziv kishte luajtur për këtë klub në periudhën 2016-2021, kur edhe kishte përfunduar tek Hammarby.

Por, ish-përfaqësuesi kosovar sot iu bashkua prapë Kasimpasas duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

32 vjeçari kishte luajtur gjurmë në klubin turk, i cili pret shumë nga lojtari, me të cilin ndihet më i sigurt në mbrojtje.

Sadiku e kishte nisur karrierën në Varnamo, për të vazhduar më pas në Helsingborg dhe në Turqi në përvojën e parë në Mersin Idman Yurdu para se të përfundonte në Kasimpasa.

Me këtë të fundit ai i ka zhvilluar mbi 130 ndeshje në periudhën pesëvjeçare.

Sadiku ishte pjesë e Suedisë U-21, ndërsa më pas kishte pranuar (nënshkruar) t’i bashkohej Kombëtares shqiptare dhe kjo ia kishte pamundësuar që t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës pasi sipas rregullave, një lojtar s’mund të luajë për tri Kombëtare të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat