Dita e gjatë e Xavit pas disfatës së rëndë

Futboll

Dita e gjatë e Xavit pas disfatës së rëndë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 23:41
Michel e Xavi

Dje dha njoftimin në konferencën për shtyp që tronditi gjithë botën “blaugrana”, sot mbajti fjalimin në dhomat e zhveshjes me të gjithë ekipin të pranishëm.

Dita e gjatë e Xavi Hernandezit filloi me një takim para lojtarëve të tij pas humbjes kundër Villarrealit, për t’u shpjeguar arsyet që e shtynë trajnerin të vendoste të ndërpresë bashkëpunimin e tij me klubin në fund të sezonit.

Një zgjedhje e diktuar nga shumë faktorë, pra që nuk ka të bëjë vetëm rezultatet e fundit dhe performancën e luhatshme e ekipit.

Siç raporton “El Mundo Deportivo”, Sergi Roberto vendosi të flasë në emër të të gjithë ekipit për të falënderuar punën e bërë nga ish-lojtari i “azulgrana”, duke shpjeguar gjithashtu se cilat ishin përgjegjësitë e të gjithë grupit.

I pranishëm ishte edhe Joan Laporta, president i klubit, i cili, siç ka bërë edhe pas humbjes ndaj Realit të Madridit në Superkupë, i kërkoi skuadrës të bëjë më të mirën në katër muajt e fundit.

Ndërkohë, emri që u pëlqen drejtuesve është Michel, trajner i Gironas, i cili, megjithatë, mohoi çdo kontakt: “Unë e kam mendjen te Girona, Xavi e njeh më mirë Barcelonën. Kam kontratë deri në vitin 2026”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat