Atdhe Nuhiu: Kosovës i duhet një trajner që di të bëjë grup

Futboll

Atdhe Nuhiu: Kosovës i duhet një trajner që di të bëjë grup

Më: 28 janar 2024 Në ora: 23:13
Atdhe Nuhiu - djathtas

Futbollisti nga Kosova, Atdhe Nuhiu,i cili aktualisht luan në skuadrën Rheindorf Altach në Austri,diskutoi për të ardhmen e tij tek skuadra dhe gjithashtu për qëllimet që ka pas përfundimit të karrierës si futbollist profesionist.

Nuhiu kaloi dhe u bë pjesë e Altach në vitin 2021 nga klubi APOEL Nicosia, ku po ashtu në të kaluarën kishte qenë pjesë e Sheffield Wednesday. Nuhiu gjithashtu ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës nga periudha e viteve 2017-2021 ku në 19 paraqitje shënoi tre gola.

Atdhe Nuhiu ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë” të dielën në SuperSport.

Si ka qenë për ju fillimi në Austri?

Prej momentit kur kam ardhur më kanë pritur shumë mirë, por unë jam rritur në Austri prandaj nuk ishte e vështirë për mua që të adaptohesha.

A është e vërtetë se pas përfundimit të kontratës tuaj tek Altach do t’i bashkoheni stafit teknik?

Është e vërtetë se pas përfundimit të kontratës në vitin 2025, do të jem pjesë e stafit teknik, unë tani jam ndihmës trajner dhe përpiqem të stërvitem me lojtarët 2 apo 3 herë në javë për t’i ndihmuar që të përmirësohen vazhdimisht.”

Kush është trajneri më i suksesshëm me të cilin keni pasur nderin të luani?

Trajneri më i suksesshëm për mua ishte Carlos Carvajal kur kam qenë pjesë e Sheffield Wednesday. Ai gjithashtu ka drejtuar Swansea City në Premier League megjithatë ka pasur shumë trajnerë të cilët ka qenë shumë të mirë dhe i vlerësoj.
Lexoni edhe:

Çfarë mendoni për Miroslav Klose si trajner duke qenë se keni luajtur nën drejtimin e tij tek Altach?

Ai është një trajner i mirë dhe mendoj se ka potencial. Ishte një sulmues fantastik si futbollist dhe arriti të fitonte kampionatin botëror. Është një person shumë i sjellshëm dhe kërkon lojë ofensive.

Çfarë trajneri mendoni se i duhet përfaqësueses së Kosovës për të ndihmuar skuadrën?

Ka shumë trajnerë që tifozët kërkojnë të marrin drejtimin e Kosovës. Unë mendoj se Kosovës i duhet dikush që nxjerr maksimumin nga të gjithë, jo vetëm individualisht, por si një grup.

A keni menduar të jeni pjesë e Kosovës në stafin teknik?

Sigurisht që është një mundësi që e kam menduar, jam gjithmonë i gatshëm për të diskutuar dhe biseduar.

A ka pasur në të kaluarën mundësi për të luajtur në Premier League?

Kemi pasur mundësi me Sheffield Wednesday, por humbën dy herë, një herë në finale të Play off në Championship përballë Hull City në vitin 2016, më pas një vit më vonë kundër Huddersfield Town në gjysmëfinale. Do të dëshiroja të rikthehesha në Angli, kishte momente kur mendova që mund të largohesha isha pranë transferimit tek Cardiff City, por nuk ndodhi prandaj vendosa që të qëndroja tek Sheffield Wednesday për një kohë të gjatë.

A janë golat që keni shënuar kundër Manchester City dhe Republikës Çeke më të bukurit në karrierën tuaj?

“Golat kundër Manchester City dhe Republikës Çeke ishin të veçantë, ishin jashtëzakonisht emocionues, pa dyshim ai në fanellën e Kosovës, ishte i papërshkruar”

Si është raporti juaj me Vedat Muriqin?

Kontakti me Muriqin nuk ka kaluar asnjëherë ne jemi më shumë se vetëm shokë, flasim çdo javë dhe unë përcjell ndeshjet e tij me Mallorca në Spanjë, unë vazhdimisht e shikoj dhe dëshiroj të ketë sukses.

A mendoni që në të ardhmen të afroni lojtarë nga Kosova në Austri?

Kosova ka lojtarë të talentuar dhe është një mundësi dhe kënaqësi të sjellë lojtarë të rinj dhe kualitativ, klubet në Austri kanë nevojë për bonuse dhe nëse marrin më shumë se gjashtë lojtarë të huaj i humbasin prandaj kanë kujdes bëhet fjalë për klube si klube si Rapid Wien dhe Salzburg dhe kjo gjë e bënë jo të lehtë afrimin e lojtarëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat