Sulmuesi shqiptar shokon Besiktas-in e Milot Rashicës 

Futboll

Sulmuesi shqiptar shokon Besiktas-in e Milot Rashicës 

Nga: K. G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:01
Pamje nga ndeshja, Manaj në veprim

Sivaspor ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Besiktas-it, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit turk.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, u paraqit nga minuta e parë për Sivaspor-in dhe Milot Rashica, reprezentues i Kosovës, titullar për Besiktas-in.

Manaj ashtu si di ai, ka shënuar në minutën e 6-të, duke e shokuar Besiktas-in. 

Manaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 71-të. 

Besiktas është në pozitën e 4-të me 36 pikë e Sivaspor në të dhjetin me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat