Tre emrat kryesorë për të pasuar Klopp te Liverpool

Futboll

Tre emrat kryesorë për të pasuar Klopp te Liverpool

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:52
Xabi Alonso

Jurgen Klopp njoftoi para disa ditësh në mënyrë suprizuese se në fund të këtij sezoni do ta mbyllë aventurën me Liverpool, klub me të cilin bashkëpunon prej vitit 2015. Drejtuesve të “The Reds”, iu lind tashmë detyra për të gjetur pasuesin e gjermanit dhe në listë janë disa emra mbi të tjerët dhe që mendohen si personat e duhur për të trashëguar skuadrën e Klopp, që duhet theksuar ka vendosur një standart të lartë në Anfield.

I pari është Xabi Alonso i Bayer Leverkusen. Spanjolli, një ish-lojtar i Liverpool, po bën një punë të shkëlqyer në Bundesligë me “Aspirinat”. 42-vjeçari ka pëlqimin edhe të Real Madrid, por madrilenët rinovuan me Ancelottin dhe ndër të tjera, nostalgjia për Liverpoolin, mund ta “joshë” Alonson për një eksperiencë në Premier League.

Një tjetër trajner që pëlqehet në ambientin e Liverpool, është edhe Roberto De Zerbi. Italiani njihet për stilin e tij modern dhe këtë ia ka dalë ta tregojë edhe në Angli me Brighton.

Për drejtuesit e Liverpool, fakti që De Zerbi e ka prekur futbollin anglez është një plus i madh, dhe “The Reds” mund të përfaqësojnë shansin e artë të karrierës për 44-vjeçarin.

I treti në listën e Liverpool është Thomas Frank. Danezi është në krye të Brentford prej vitit 2018 dhe te Liverpool e shohin shumë të ngjashëm taktikisht me Klopp, ndaj jo më kot Frank është ndër tre emrat kryesorë për të pasuar gjermanin.

Sakaq, pjesë e listës, por më të diferencuar nga treshja e parë janë edhe Julian Nagelsmann, aktualisht në krye të Gjermanisë si dhe Ange Postecoglou, aktualisht trajner i Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat