Vllaznia pret edhe dy afrime në sulm

Futboll

Vllaznia pret edhe dy afrime në sulm

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:32
Vllaznia

Vllaznia ka transferuar vetëm mbrojtësin e majtë brazilian, Andrei Jago Almeida, deri më tani. Mirëpo, trajneri Qatip Osmani ka paralajmëruar se në skuadër pritet të vijnë edhe dy lojtarë të tjerë, të cilët mësohet se luajnë në repartin ofensiv.

I pari që përflitet prej ditësh është sulmuesi brazilian, Vitor Feizhao, i cili luan në të dyja krahët.

Ndërsa tjetri është një mesfushor suedez, Alfred Ajdarevic. 25-vjeçari ka luajtur së fundmi tek Orebro në Suedi.

“Jemi ne bisedime me disa lojtarë, ndërsa mund të konfirmoj se kemi hequr dorë nga përforcimet në mbrojtje. Po shohim për mesfushën dhe sulmin.

Jemi pranë një lojtari fantazist dhe ndoshta këto 2-3 ditë mund të zyrtarizohet.

Po ashtu presim edhe një sulmues krahu brazilian”, tregoi trajneri kuqeblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat