Ibishi: Më gëzon fakti që do të jem lojtar i FC Shkupit

Futboll

Ibishi: Më gëzon fakti që do të jem lojtar i FC Shkupit

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:00
Xhemal Ibishi

Xhemal Ibishi, një nga sulmuesit më të mirë të futbollit maqedonas, tani më është futbollist i Shkupit 

Ibishi, 23 vjeç, ka nënshkruar kontratë me FC Shkupi deri në qershor të vitit 2025.

Ai ka lënë KF Tikveshin, me të cilin ekip në 18 ndeshje shënoi tre gola, duke shtuar dhe tre asistime.

Ibishi është një lojtar i kompletuar, i cili luan si qendër-sulmues. Ai ka një teknikë të shkëlqyer, me një shpejtësi instinkt të fortë për të shënuar.

“Më gëzon fakti që do të jem lojtar i FC Shkupit, klub me aspirata madhore.

Fillimisht shpreh mirënjohjen time për pritjen e ngrohte nga bashkëlojtarët, stafi teknik dhe kryesia e klubit. Është privilegj të jesh në një mes të tillë dhe luash para një tifozerie të përbetuar. 

Me shprese për shëndet të mirë dhe fat sportiv, besoj se do t’i arrijmë objektivat që i kanë hije këtij klubi dhe gjithë tifozëve të tij. Falënderoj kryesinë e klubit, stafin teknik dhe gjithë ata që kontribuuan për ardhjen time te FC Shkupi. Premtoj shumë punë dhe kolegialitet drejt sukseseve të përbashkëta”, ka thënë Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat