Girona turpëron Sevillën, merr kreun e tabelës në Spanjë

Futboll

Girona turpëron Sevillën, merr kreun e tabelës në Spanjë

Nga: K. G. Më: 21 janar 2024 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Futbollisti ukrainas, Artem Dovbyk, ka shënuar het-trik, për fitoren e thellë të Girona-s, me rezultat 5:1 ndaj Sevillës, në takimin e javës së 20-të të kampionatit spanjoll. 

Artem Dovbyk ka treguar lojë të madhe dhe është më i merituari për tre pikët e Girona-s dhe që i shkaktoi humbje turpëruese Sevillës.

Artem Dovbyk ka shënuar në minutën e13-të, 15-të e 19-të. 

Tsygankov (56') ka shënuar golin e katërt e Stuani të pestin (89') për Girona-n.  

Romero ka shënuar në minutën e 10-të për mysafirët. 

Girona kryeson me 52 pikë, duke lënë pas Realin me 51 (një ndeshje më pak).

Sevilla është në vend të 17-të me 10 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat