Mourinho nuk do të nënshkruajë për Al-Shabab

Futboll

Mourinho nuk do të nënshkruajë për Al-Shabab

Më: 21 janar 2024 Në ora: 22:23
Mourinho

Jose Mourinho nuk do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Pasi u shkarkua nga Roma ditë më parë, për trajnerin portugez u raportua se do të marrë drejtimin e Al-Shabab.

Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, “Special One” nuk do të nënshkruajë me klubin saudit.

Mourinho thuhet se nuk e ka asnjë qëllim për të vazhduar bisedimet.

60-vjeçari nuk do të nxitojë vendimin e tij për klubin/projektin e ardhshëm pasi dëshiron të zgjedhë më të mirën për karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat