Luhen dy ndeshjet e fundit për javën e 17-të

Futboll

Luhen dy ndeshjet e fundit për javën e 17-të

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Kategoria e Parë ka ristartuar ditën e premte me takimin Elbasani-Korabi, që u mbyll në shifrat 2-1 për elbasanasit dhe ka vijuar dje me dy ndeshjet e radhës, që përfunduan në barazim. Apolonia dhe Flamurtari ndanë pikët me rezultatin 1-1.

Ndërsa Lushnja nga 2-0 në 12 minutat e para të ndeshjes nuk arriti t’i marrë pikët e plota, pasi Tomori e barazoi dhe gjithë takimi i luajtur në “Roza Haxhiu” u mbyll në shifrat 2-2.

Takimi tjetër i planifikuar për dje, Kastrioti-Bylis, u shty për një datë tjetër, për shkak të terrenit të rënduar të stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, që ishte i përmbytur nga reshjet e shumta që ranë dje.

Sot, në orën 13:30, do të luhet dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Besa pret Burrelin, por duke vuajtur mungesën e stadiumit prej vitesh, kësaj radhe strehë pritëse për kavajasit do të jetë stadiumi “Roza Haxhiu” i Lushnjës. Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Vorës dhe Luzit 2008.

Gjithsesi, kjo javë e 17-të e Kategorisë së Parë, nuk mund të quhet e mbyllur, pasi mbetet të vendoset se kur do të luhet ndeshja e shtyrë mes Kastriotit dhe Bylisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat