Në Prishtinë u mbajt mbledhje komemorative për legjendën gjermane 

Futboll

Në Prishtinë u mbajt mbledhje komemorative për legjendën gjermane 

Nga: K.G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:25
Pamje nga mbledhja komemorative

Është mbajtur mbledhje komemorative për legjendën e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

Morën pjesë një numër jo i vogël për të nderuar të madhin e futbollit gjerman.

Mbledhja komemorative u mbajt në hotel “Sirius”, ku u fol për jetën si futbollist të Franz Beckenbauerit. 

Image

Mes tyre ishte edhe legjenda e KF Prishtinës, Ejup Mehmeti dhe legjenda e basketbollit dhe komentimit, Agim Kasapolli, ish selektor i kombëtares së Kosovës dhe ish trajner në vitet e arta i KB Universitetit të Prishtinës.

U fol për Franz Beckenbauerin, i cili ka pasur shumë tifozë në shtetin e Kosovës. 

Beckenbauer ka ndërruar jetë me 7 janar në moshën 78-të vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat