Xavi: Barcelona ende në ndërtim e sipër

Futboll

Xavi: Barcelona ende në ndërtim e sipër

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:33
Barcelona

Barcelona mposhti 1-3 Unionistas, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit spanjoll, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Katalanasit hasën vështirësi, teksa ndeshja ishte në barazim 1-1 deri në minutën e 69’.

Më pas erdhën golat e Kounde dhe Balde, që vulosën suksesin me “tris” të skuadrës së Xavit, i cili pas ndeshjes pranoi se Barcelona ka disa probleme dhe ende ndodhet në fazë ndërtimi.

“Ka ndeshje që i kemi luajtur shumë mirë, por ka edhe raste kur duhet të luajmë më mirë. Ndonjëherë dëshpërohem, prandaj them se kjo skuadër është në ndërtim e sipër.

Zhvilluam një pjesë të dytë pozitive, por e pranoj se vuajtëm përballë Unionistas. Ata shënuan një gol shumë të bukur dhe na i vështirësuan gjërat.

Gjithsesi, unë mendoj se kemi fituar besim dhe moral pas kësaj fitoreje”, shprehet trajneri i Barcelonës, i cili ka një thirrje për lojtarët.

“Duhet të gjuajmë më shumë. De Jong, Pedri dhe Gundogan duhet të godasin më shumë portën kundërshtare”, thekson 43-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat