Bayerni pas Kieran Trippier

Futboll

Bayerni pas Kieran Trippier

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:28
Kieran Trippier

Bayern Munich thuhet se po kërkon të sjellë një tjetër bashkëlojtar për Harry Kane, me Kieran Trippier tani në radarin e tyre të transferimit.

Gjigantët gjermanë e blenë kapitenin e Tre Luanëve, Kane për 100 milionë euro nga Tottenhami në verën e vitit 2023.

Ata u kthyen te Spurs në fillim të 2024, duke transferuar edhe mbrojtësin Eric Dier.

Mbrojtësi i krahut me përvojë te Newcastle, Trippier thuhet se është nën vëzhgim, me trajnerin Thomas Tuchel që pranoi se klubi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.

“Ne po kërkojmë një mbrojtës të djathtë që është i fortë në duele. Do të shohim nëse diçka është e mundur. Nous Mazraoui është në Kupën e Afrikës, por ne gjithashtu jemi mësuar me Konrad Laimer si mbrojtës i djathtë, edhe pse nuk është pozicioni i tij më i mirë. Nëse ka një mundësi në treg, ne do ta shfrytëzojmë atë. Përndryshe gjërat do të qëndrojnë kështu”, ka thënë Tuchel.

Ish-ylli i Tottenham-it, Trippier, u kthye në futbollin anglez nga Atletico Madrid në janar 2022.

Ai ndihmoi në udhëheqjen e Neëcastlet në top katërshe dhe kualifikimin në Champions League, duke fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në sezonin e kaluar.

Ai tani mund të rikthehet në Evropën kontinentale, me Bayernin të etur për të përforcuar radhët e tyre ndërsa synojnë të ndjekin Bayer Leverkusen në garën për titullin e Bundesligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat