Lojtari i Shqipërisë e firmos kontratën e re në Angli

Futboll

Lojtari i Shqipërisë e firmos kontratën e re në Angli

Më: 18 janar 2024 Në ora: 19:55
Dobra

Armando Dobra është një idhull te Chesterfieldi.

Lojtari shqiptar ka aftësi të jashtëzakonshme dhe është niveli tjetër në National League, atje ku luan Chesterfield. Më herët u fol se për të kishte interesim edhe nga Oxford, që është pjesë e League One.

Megjithatë Dobra do të vazhdojë që të jetë pjesë e Chesterfield. Pak minuta më parë është njoftuar zgjatja e kontratës për futbollistin shqiptar deri në vitin 2026. Prezantimi ishte me vet Dobrën, që me shkopin dhe kapelen magjike, tregoi rinovimin.

Nga ana tjetër, klubi shkruante: “Abraca-Dobra”.

Jo më kot, pasi Dobra bën shumë herë magji në fushë dhe për tifozët, kjo është blerja më e mirë e kësaj merkato janarit, nëse mund të cilësohet e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat