Besnik i përjetshëm i madrilenëve!

Futboll

Besnik i përjetshëm i madrilenëve!

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:23
Jose Mourinho

Trajneri portugez Jose Mourinho u shkarkua nga Roma dy ditë më parë dhe ka shumë spekulime se ku mund të vazhdojë karrierën.

Ndërkohë, u përfol se Mourinho do të shkonte në Spanjë dhe në pankinën e Barcelonës.

Megjithatë, disa vite më parë Jose ishte trajneri i Real Madridit dhe ka një marrëdhënie fantastike me Florentino Perez. Për këtë arsye ruan një marrëdhënie të veçantë me skuadrën e Real Madridit, ndërsa ishte vet i trajneri portugez hodhi poshtë çdo mundësi për të marrë katalanasit.

“Nuk do të pranoja as nëse do të çmendesha të drejtoja Barcelonën”, thuhet se i tha Mourinho Florentino Perezit, të cilin ai e telefonoi menjëherë për të hedhur poshtë zërat që e dërgonin te katalanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat