Real Madrid pret Mbappen

Futboll

Real Madrid pret Mbappen

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:48
Perez

Golashënues, asistues dhe në përgjithësi një diamant i vërtetë, tashmë ylli i pjesës së parë të sezonit për Real Madridin e ri.

Po flasim për Jude Bellingham, ndikimi i të cilit në futbollin spanjoll dhe Los Blancos i ka habitur të gjithë.

Megjithatë, anglezi së shpejti mund të përmbushë një funksion të ri në jetën e tij si Madridist. Atë të… njeriut të merkatos.

Sipas asaj që raportohet nga Cadena Ser, në fakt, presidenti Florentino Perez me sa duket po mbështetet tek Bellingham në përpjekje për të bindur Erling Haaland që në mënyrë sensacionale të transferohet në Spanjë verën e ardhshme.

Të dy ishin shokë skuadre te Borussia Dortmund për dy vite dhe janë ende në kontakt.

Sipas burimit anglez, Reali ka një strategji shumë të qartë për arritjen e sulmuesit norvegjez, blerja e të cilit, sipas ëndrrave të Perezit, nuk do të përjashtonte apriori atë të Kylian Mbappe.

Real Madridi do të donte të shmangte marrjen e Haaland përmes pagesës së klauzolës së lirimit të pranishëm në kontratën e qendërsulmuesit.

Prandaj ideja është që të negociohet me klubin anglez, duke i besuar Bellinghamit detyrën për të bindur lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat