Hidhet shorti i fazës play-off për zonën e Tiranës

Futboll

Hidhet shorti i fazës play-off për zonën e Tiranës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Është hedhur shorti i fazës play-off për Kampionatin 5×5 në zonën e Tiranës, që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në edicionin e katërt të Kampionatit 5×5 në Tiranë morën pjesë 61 skuadra të ndara në gjashtë grupe dhe shorti i hedhur nga specialistët e Departamentit të Futbollit Amator në FSHF ka përcaktuar edhe përballjet për fazën e 1/8-ave.

Në këtë fazë marrin pjesë skuadrat më të mira të çdo grupi dhe deri në fund këto ekipe do të luftojnë për të fituar titullin kampion në zonën e Tiranës.

Në këtë fazë shorti ka rezervuar këto përballje:  

United Boys – Homeland vs Sony a.d

Nabucco Lounge vs Ekipi i Akademisë – Volta 1

ATS vs Marquez Kaffe

Kastriotët vs Camëria – Tech Team

Ventura vs Erniku gs

Vila L vs Holiday Planner

Whisky Bar vs FC Dental Turk

Julton vs Ekipi i BMBSHPFA – FC Dajti

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka përcaktuar edhe duelet për fazën e 1/8-ave për kupën e dytë të Kampionatit 5×5 në Tiranë, që vendos përballë skuadrat e renditura më poshtë në klasifikim në të gjashta grupet. Skuadra Çep Dinamo Invest është kualifikuar direkt për në çerekfinale.

Në këtë fazë shorti ka rezervuar këto përballje:

GD Company – Calcio 5×5 vs FC Kombinat

Forcat Ajrore – Shqiponjat vs Casa de Fitness

Danocat vs Legjendat

Piceri Haka vs Barrikada B – Lucky 24

Union Bank vs Barrikada A – Shqipet

Pharma Cell vs Allias

Old Friends vs KMS

Çep Dinamo Invest

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat