Arsenal e Tottenham nisin garën për talentin spanjoll

Futboll

Arsenal e Tottenham nisin garën për talentin spanjoll

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:40
Ander Berrenetxea

Dy skuadrat “big” të Premier League, Arsenal e Tottenham, janë vënë në gjurmët e anësorit spanjoll Ander Berrenetxea, që luan në La Liga me Real Societad.

22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2027 me ekipin spanjoll dhe kushton rreth 20 milionë euro.

Këtë sezon, ai ka realizuar 5 gola në 20 ndeshje në total, duke tërheqjen vëmendjen e mjaft skuadrave me lojën e tij.

Si Arsenal ashtu dhe Tottenham kërkojnë një mesfushor që di të manovrojë mirë me topin, duke krijuar më shumë alternativa në sulm.

E përditshmja “The Sun” konfirmon se pritet një garë e fortë mes dy klubeve angleze për talentin spanjoll.

Berrenetxea luan që prej vitit 2018 në La Liga dhe në 134 ndeshje me Real Societad ka realizuar 17 gola. Tri sezone më parë ai fitoi edhe Kupën e Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat