Kukësi kompleton mbrojtjen

Futboll

Kukësi kompleton mbrojtjen

Më: 17 janar 2024 Në ora: 16:06
Redon Dragoshi

Kukësi kompleton mbrojtjen, rikthen në skuadër 23-vjeçarin kryeqytetas

Vendi i parafundit shqetëson jo pak Kukësin, që po punon për t’u përforcuar në merkaton e janarit, në mënyrë që të mos rrezikojë rënien në një kategori më poshtë.

Kështu verilindorët kanë rikthyer në ekip Redon Dragoshin, mbrojtës i djathtë, që ka veshur fanellën e Kukësit për tre sezone në periudhën 2020-2023.

Futbollisti u largua në verë, për t’u bashkuar me Vllazninë, por aventura në Shkodër zgjati vetëm pak muaj, pasi nuk arriti të fitojë një vend titullari as me ish-trajnerin Memelli, as me teknikun aktual Qatip Osmani.

Dragoshi është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Stavri Nica dhe po stërvitet me Kukësin për të qenë gati që në sfidën e radhës, atë ndaj kryesueses së kampionatit, Egnatias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat