Reali e kthen Barcelonën 60 vite pas

Futboll

Reali e kthen Barcelonën 60 vite pas

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:42
Reali

Era ka ndryshuar drejtim në Spanjë dhe ajo po fryn nga Madridi.

Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Barcelona ishte zot në “El Clasico”.

Faza më e shkëlqyer në historinë e klubit katalanas u pasqyrua në rezultatet ndaj Realit, i cili mundi të fitonte vetëm 10 nga 39 ndeshje.

Por duke filluar nga viti 2020, skuadra e bardhë ka gjetur formulën të ndryshojë rolet duke u kthyer nga e ndjekëse në e ndjekur. I tillë ka qenë revolucioni për Realin e Madridit që mund të mburret se ka arritur serinë më të mirë të rezultateve (fitoreve) kundër Barcelonës në pothuajse 60 vjet.

Nga 13 ndeshjet e fundit mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, Reali i Madridit ka fituar 9 takime, duke shënuar 27 gola dhe pësuar 18. Për të gjetur një ecuri të ngjashme të sukseseve të “los blancos” kundër Barcelonës duhet të kthehemi në vitet ’60.

Asokohe madrilenët fituan 10 duele nga 13 të luajtura. Një pjesë e këtij suksesi qëndronte në 7 fitoret radhazi që ata arritën në periudhën 1962-1965, momenti i tyre më i mirë historik në “El Clasico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat