Destinacioni më i mundshëm

Futboll

Destinacioni më i mundshëm

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:05
Mourinho

Pas shkarkimit nga Roma, është koha që José Mourinho të shohë nga e ardhmja.

Megjithatë, “Special One” po përjeton një moment në karrierën e tij që e sheh gjithnjë e më larg klubeve me emër.

Edhe Premier League, ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme, nuk konsiderohet më “habitati” i duhur për të.
Kohë më parë ai ishte i lidhur me Chelsea-n (shkruan “Gazzetta dello Sport”), ku për një pjesë të madhe të tifozëve mbetet legjendë, por duket se Boehly nuk do të ndahet me Pochettinon.

As Ratcliffe nuk ka ndër mend ta zgjedhë për Manchester Unitedin e ri. Në Francë prej disa kohësh flitet për kalimin e tij në PSG, por ai gjithmonë ka preferuar rrugë të tjera.

Është e vështirë të mendosh për dikë si ai në një klub si Marseille ose në një ekip të Premier League-s që mban vendin e 8-të në skenarin më të mirë.

Mourinho mund të tundohet nga është Brazili, por “Seleçao” sapo ka nënshkruar me Dorival Junior.

Më pas është edhe Liga Saudite, e cila ka kohë që e ka lëkundur: Al Hilal i bëri një ofertë “faraonike” në verë, por që u refuzua. Verën e ardhshme, me shumë skuadra që gjithashtu kërkojnë përmirësime në stol, Mou mund të jetë më i dëshiruari në Ligën Saudite me Momo Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat