​Scaloni mbetet në krye të Argjentinës

Futboll

​Scaloni mbetet në krye të Argjentinës

Më: 16 janar 2024 Në ora: 08:58
Lionel Scaloni

Lionel Scaloni do të qëndrojë si trajner i Argjentinës të paktën deri në fund të Kupës së Amerikës të kësaj vere, ku vendi do të provojë të mbrojë titullin e tyre, raportuan mediat lokale të hënën.

Lajmi vjen pasi presidenti i FA të Argjentinës (AFA) Claudio Tapia u takua me Scalonin për të diskutuar miqësoret e ardhshme të ekipit kombëtar në Kinë përpara turneut kontinental nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara.

“Lionel Scaloni do të mbetet në ekipin kombëtar të Argjentinës dhe do të jetë trajner deri në Kupën e Amerikës”, tha Gaston Edul, një gazetar sportiv për TyCSports në Argjentinë, në një postim në rrjetet sociale. “Me siguri në ditët në vijim do ta konfirmojë një zë zyrtar”.

Scaloni kishte hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij në nëntor, kur Argjentina mundi Brazilin në kualifikueset e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, duke thënë: "Është e komplikuar të vazhdosh dhe është e komplikuar të vazhdosh të fitosh".

45-vjeçari mori detyrën si trajner në vitin 2018 dhe udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Copa America në 2021 - trofeu i tyre i parë i madh që nga Kupa e Botës 1986 - dhe titulli i tyre i tretë botëror në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat