Messi gjunjëzon të gjithë, shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023 nga FIFA

Futboll

Messi gjunjëzon të gjithë, shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023 nga FIFA

Më: 15 janar 2024 Në ora: 22:05
Lionel Messi

FIFA shpalli sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimi kryesor “Futbollisti më i mirë” u rrëmbye sërish nga Lionel Mess.

Ylli argjentinas nuk ishte i pranishëm në ceremoni fare.

Gjithsesi, ai ia doli të mposhtë konkurrencën ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që ishin dy të nominuarit tjerë.

Messi u vlerësua për trofetë e fituar me Paris Saint-Germainin dhe Inter Miamin.

36-vjeçari mori 48 pikë, aq sa mori edhe Haaland, por që Messi u rendit i pari falë një rregullore, që i jep përparësi numrit të nominimeve të zgjedhjes si i pari nga kapitenët e Kombëtareve.

Mbappe përfundoi i treti me 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat