Nuk mjafton goli i Halilajt për Beshiktashin

Futboll

Nuk mjafton goli i Halilajt për Beshiktashin

Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:15
Donjeta Halilaj

Nuk mjafton goli i Halilajt për Beshiktashin!

Donjeta Halilaj e ka shënuar golin e katërt në elitën e futbollit të Turqisë.

Por, goli i futbollistes së Kosovës nuk i ka mjaftuar të dielën skuadrës së Beshiktashit që ta shmangë disfatën. Beshiktashi u mposht në udhëtim te ALG Spor me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 16-të.

Mesfushorja Halilaj shënoi në minutën e 16-të pas një gjuajtje të fuqishme e të saktë nga zona. Beshiktashi zë vendin e gjashtë me 29 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat