Refuzoi miqësoren me Barcelonën, ja arsyeja

Futboll

Refuzoi miqësoren me Barcelonën, ja arsyeja

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:30
Messi

Inter Miami mësohet se ka refuzuar propozimin e Barcelonës për të zhvilluar një ndeshje miqësore mes dy klubeve korrikun e ardhshëm.

Sipas “El Mundo Deportivos”, klubi që zotërohet nga legjenda e futbollit anglez, David Beckham, si bashkëpronar, nuk e pranoi propozimin.

Arsyeja ka të bëjë me faktin që muajin korrik MLS është në mesin e sezonit dhe një ndeshje jashtë programit në këtë kohë vetëm se do të konsumonte lojtarët e ekipit nga Florida.

Për më tepër, ekzistonte mundësia që Lionel Messi të mos ishte i disponueshëm për ndeshjen, pasi pritet të jetë me Argjentinën në Kupën e Amerikës, e cila do të zhvillohet mes 20 qershorit dhe 14 korrikut.

Prandaj është e pamundur, për momentin, që Messi të ribashkohet me “Blaugranat”, klubin ku ai shënoi 672 gola dhe fitoi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat