Guardiola: Nuk më pëlqeu ai gol

Futboll

Guardiola: Nuk më pëlqeu ai gol

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:09
Pep Guardiola

Pas suksesit kundër Newcastle, i cili erdhi në minutat shtesë falë golit të të riut Bobb, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola tha për mediet se ndonjëherë është mirë që të triumfosh edhe në këtë mënyrë.

“Ishte fantastike, ndonjëherë është më mirë të fitosh në këtë mënyrë për një ekip. Luajtëm me personalitet të jashtëzakonshëm. Skuadra më tregoi se ata donin të ishin këtu, të luftonin deri në fund për të qëndruar në luftën për titull“-deklaroi trajneri.

Më tej, i pyetur për rikthimin me gol nga dëmtimi të Kevin De Bruyne, Guardiola tha me shaka se do i pëlqente të shënonte nga një goditje dënimi.

“Jam i zemëruar me të sepse ai nuk shënoi nga një goditje dënimi (qesh).

Kur lojtarët kundërshtarë janë të lodhur, njerëz si Kevin ju japin një hap tjetër. Kur ai ka topin, ne mund t’i vendosim sulmuesit tanë në lëvizje, ai është një lojtar unik në botë, por edhe goli i shënuar nga Oscar Bobb është i bukur, jam shumë i lumtur për të”-u shpreh Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat