Milot Rashica po çmend turqit

Futboll

Milot Rashica po çmend turqit

Më: 13 janar 2024 Në ora: 23:26
Milot Rashica

Milot Rashica po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij.

Ylli i Kosovës, është shndërruar në protagonist te skuadra e Beshiktashit, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës me bardhezinjtë që triumfuan mbrëmjen e sotme me rezultatin 3:0 ndaj Karagumrukut të Frederik Veselit. 

Rashica shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 65-të pas asistit të Tosun.

Ky ishte realizimi i dytë radhazi në kampionat për 27-vjeçarin si dhe goli i katërt në 14 ndeshje të luajtura në kampionat.  

Mesa duket viti 2024 do të jetë viti i Rashicës i cili me këto ritme po i jep një dorë të madhe Beshiktashit që momentalisht mban vendin e katërt me 35 pikë.

Duket se objektivi i “shqiponjave” këtë sezon është Europa, pasi diferenca me kryesuesit e Fenerbahçes është e konsiderueshme, plot 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat