Shqiptari fenomenal, “fiku” serbin dhe Giroudin

Futboll

Shqiptari fenomenal, “fiku” serbin dhe Giroudin

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga ndeshja

Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje të madhe në “San Siro”. Kapiteni i kombëtares shqiptare dhe “shtylla” e Atalantës në qendër të mbrojtjes, shkëlqeu përballë kuqezinjve.

Zikaltrit e Gasperinit fituan 1-2 dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do të sfidojnë Fiorentinën. Kjo ishte fitorja e dytë e Atalantës përballë skuadrës së Piolit gjatë këtij sezoni. (3-2 në kampionat).

Gjimshiti tregoi saktësi, inteligjencë dhe klas të madh në duelet kundër lojtarëve kundërshtarë, teksa performanca e 30-vjeçarit u vlerësua me notën 7 nga shtypi italian.

“Gjimshiti ishte një ‘mur’ i vërtetë mbrojtës, duke mbyllur hapësirat qendrore me ndërhyrje vendimtare dhe shpeshherë në limite. Sa i guximshëm po aq edhe efektiv.

Kreu disa mbyllje dhe ndërhyrje të ndaluara për njerëzit me zemër të dobët, si ajo ndaj Leoas kur u nis furishëm drejt portës së Atalantës.

Guximi dhe saktësia e tij ua bënë jetën të vështirë kundërshtarëve si Calabria dhe Jovic. Dhe më pas i dha të njëjtin trajtim edhe Giroud kur u fut në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat