Allegri nuk bindet nga sulmuesi

Futboll

Allegri nuk bindet nga sulmuesi

Më: 9 janar 2024 Në ora: 19:10
Juventus

12 ndeshje në Serie A dhe zero gola të shënuar. Shifrat e Moise Kean detyrojnë trajnerin Massimiliano Allegri ta konsiderojë 23-vjeçarin si një zgjedhje të tretë në sulm pas Vlahoviq e Milik, ndërsa italiani humbet terren edhe ndaj të riut Kenan Yildiz që ka dhënë sinjale shumë pozitive.

I gjendur në këtë situatë, sulmuesi i “var” shpresat tek merkato e janarit. Zgjedhja ideale për Kean është të akomodohet në një tjetër destinacion ku mund t’i garantohen minutat duke qenë se lojtari synon të jetë pjesë e kombëtares së Italisë në Europian.

Alternativat për Kean nuk mungojnë teksa janë tre klubet që janë të gatshëm ta konsiderojnë transferimin e tij në janar.

Fjala është për Monzan, Fiorentinën dhe Bolognan. Juventus është shfaqur mjaft aktive në këtë merkato teksa po mbyll marrëveshjen për mbrojtësin Tiago Djalo nga Lille ndërsa para pak ditësh huazoi te Roma të riun, Huijsen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat