Rama ‘thumbon’ Dinamon

Futboll

Rama ‘thumbon’ Dinamon

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:40
Rama

Olsi Rama ka thumbuar me batutë rivalët e Dinamos teksa ishte i ftuar në emisonin ‘Elite’ në Supersport.

Drejtori i Partizanit teksa po fliste për lidhjen e Bashkisë Tiranë me 3 klubet e kryeqytetit u ndal te Dinamo duke thënë me batutë se nuk e di a është në kryeqytet apo në Durrës.

“S’kemi marrë as bonusin e premtuar nga Erion Veliaj për fitimin e kampionatit.

Presim ta marrim, na është premtuar.

E kemi kërkuar, është bërë një proces dhe presim që në fillim të këtij viti të akordohet. Ka patur një artificë me VKM për shpërndarjen e të ardhurave.

Tiranës mund t’ia lokojë bonuset pasi është aksionere, ndërsa për Partizanin apo Dinamon po themi se nuk e di as ku është tani, në Tiranë apo në Durrës sinqerisht. Jam kurioz ta di këtë gjë.

Ka një VKM që duhet të ndryshohet për t’u hapur rruga që të bëhet pagesa. Kemi marrë premtimin e kryetarit të bashkisë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat