Arteta gjen kurën anti-krizë te Arsenal

Futboll

Arteta gjen kurën anti-krizë te Arsenal

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:18
Arteta

Skuadra e Arsenal ka nisur sot një mini-fazë përgatitore në Dubai, krëkuar kjo nga trajneri Mikel Arteta.

“Topçinjtë” kanë 10 ditë pushim deri në takimin e radhës, ndaj klubi do ta shfrytëzojë për të zhvilluar këtë përgatitje larg Londrës.

Trajneri i Arsenal ka ftuar edhe familjet e lojtarëve në këtë udhëtim, ku klubi shpreson të ringjallë skuadrën e fillim-sezonit. Skuadra e Arsenal ka pësuar tre humbje radhazi gjatë një ecurie që i ka parë ata të fitojnë vetëm një në shtatë ndeshjet e fundit.

Për pasojë, Arsenali ndodhet pesë pikë pas Liverpool në renditjen e Premier League dhe i eliminuar nga FA Cup. Arteta tha se skuadra e tij ka nevojë për “dashuri”, ndaj trajneri spanjoll u ka dhënë lojtarëve lejen për të sjellë të dashurit e tyre në Dubai.

Lojtarët do të ndërmarrin një regjim stërvitor të zvogëluar në Dubai, ku do të synohet “rikarikimi i baterive” para nisjes së pjesës së dytë të sezonit. Arsenal do të qëndrojë 6 ditë në Dubai dhe më pas do të rikthehet në Londër për të përgatitur ndeshjen ndaj Crystal Palace, më 20 janar.

Trajneri i “topçinjve” dëshiron që lojtarët e tij të qetësohen pas pjesës së parë rraskapitëse të sezonit.

Në këtë periudhë, Arsenal ka luajtur edhe në Champions League për herë të parë që nga viti 2017. Edhe sulmuesi brazilian Gabriel Jesus do të udhëtojë me skuadrën në Dubai pavarësisht se pësoi një dëmtim në gju javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat