Babai i mbrojtësi “shuan” shpresat e Romës

Futboll

Babai i mbrojtësi “shuan” shpresat e Romës

Më: 9 janar 2024 Në ora: 11:07
Pamje nga ndeshja

Dean Huijsen kaloi nga Juventus te Roma falë formulës së huazimit dhe menjëherë debutoi me fanellën e verdhekuqve në ndeshjen e barazuar 1-1 ndaj Atalantës në Olimpico. Trajneri Jose Mourinho e aktivizoi në minutën e 45 të pjesës së dytë dhe paraqitja e 18-vjeçarit ishte tejet pozitive.

Te Roma dëshirojnë që holandezi të shndërrohej në lojtarin e tyre me të drejta të plota, por plani i kryeqytetasve vështirë të realizohet pasi Huijsen kërkon një karrierë me Juventusin. Babai i mbrojtësit u shpreh se Huijsen do të rikthehet në Torino në verë me më shumë eksperiencë pas aventurës me Romën.

“Huijsen është transferuar në Romë me qëllimin e vetëm për të fituar eksperiencë. Te Juventus nuk mund të kishte minutat e mjaftueshme. E sigurt është se Dean do të rikthehet te Juventus me më shumë eksperiencë”, u shpreh Donny, babai i Huijsen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat