Atlan, trajner i ri i Gostivarit

Futboll

Atlan, trajner i ri i Gostivarit

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:13
Atlan

Atlan, trajner i ri i Gostivarir!

Trajner i ri i KF Gostivarit do të jetë gjermani me prejardhje turke, sot u vërtetua zyrtarisht nga vetë klubi nga Gostivari.

Bëhet fjalë për Ismail Atlan i cili ka punuar në Gjermani, ndërsa ekipi më i njohur që ka drejtuar është FC Bohum dhe atë vetëm 10 muaj gjatë vitit 2017, ndërsa ka drejtuar edhe ekipe të kategorive më të ultë si Lote, Halesher dhe Roland, ndërsa së fundit ka qenë ndihmës trajner në Alaniaspor

Duhet theksuar se trajneri i ri zyrtarisht do të startojë me punë të martën kur edhe fillojnë me përgatitjet për pjesë pranverore të kampionatit që fillon më 18 shkurt, ndërsa Gostivari në ndeshjen e pare të sezonit pranveror përballet me Vardarin në Gostivar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat