Kapiteni i Interit i del në mbrojtje shokut

Futboll

Kapiteni i Interit i del në mbrojtje shokut

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:14
Lautaro Martinez

Interi siguroi një fitore drithëruese 2-1 përballë Hellas Veronës, duke e dërguar përkohësisht në 5 pikë diferencën me Juventusin. Bardhezinjtë luajnë sot (18:00) në “Arechi” kundër Salernitanës/ SuperSport 3.

Lautaro Martinez la pas problemet muskulore që e mbajtën jashtë ndeshjeve me Leccen dhe Genoan, dhe u rikthye titullar. Kapiteni realizoi golin që zhbllokoi takimin, i 16-ti për të në Serie A gjatë këtij edicioni.

“U rikuperova brenda 12 ditësh nga një problem muskulor, dua të falënderoj stafin mjekësor. Jam shumë i lumtur që ndihmova shokët e skuadrës, më mungonte shumë fusha.

Arnautovic? Ai zhvilloi një ndeshje të madhe në Genoa. Humbi një rast flagrant, por ne jemi të gjithë me të”, u shpreh 26-vjeçari argjentinas, golashënuesi më i mirë në Serie A gjatë këtij sezoni.

Në fund një koment për rinovimin: “Ende mungon diçka, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Mungon fare pak në lidhje me rinovimin e kontratës“..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat