Frattesi: Mund ta teproja edhe më shumë

Futboll

Frattesi: Mund ta teproja edhe më shumë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:05
Frattesi

Davide Frattesi erdhi nga stoli për të shënuar një gol me shumë peshë për Interin, atë me vlerën e tre pikëve në fitoren 2-1 ndaj Veronës.

Mesfushori italian vrapoi drejt tribunës për të ndarë festën me tifozët zikaltër, por teksa ishte ngjitur në rrjetën ndarëse, Thuram mendoi t’i bëjë një surprizë jo fort të këndshme.

Sulmuesi francez i tërhoqi tutat e uniformës dhe e la vetëm me të mbathura për disa sekonda, teksa vetë Frattesi e komentoi me humor këtë moment.

“Në fakt mund të shkoja edhe përtej qëndrimit me mbathje, por nuk doja të rrezikojë ndonjë karton të verdhë.

Që në momentin e goditjes së Calhanoglu, e kuptova se mund të krijohej një situatë e tillë dhe vrapova drejt portës.

Për fat shënova dhe është një gol që do të më japë më shumë besim për të ardhmen.

Shpresoj të ndihmoj sa më shumë skuadrën”, u shpreh mesfushori italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat