Ish - sulmuesi i Dritës në stërvitje me Malishevën

Futboll

Ish - sulmuesi i Dritës në stërvitje me Malishevën

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:10
Drita

Malisheva është rikthyer nga pushimi dhe ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror, mirëpo i pranishëm në stërvitje është edhe ish-sulmuesi i Dritës, Rilind Haziraj.

Ani pse Haziraj është bashkuar me Malishevën, klubet ende nuk e kanë zyrtarizuar atë.

Drita kishte nënshkruar me 24-vjeçarin pas përfundimit të sezonit 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës me një kontratë tre vjeqare.

Klubi gjilanas e mori nga Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje, duke ndihmuar këtë ekip të inkuadrohet në Superligë.

Me Dritën, Haziraj ka gjashtë paraqitje, dy gola dhe një asist.

Megjithatë, duket se Haziraj nuk ishte në planet e trajnerit Zekrija Ramadani dhe kjo mund të ketë ndikuar në planet e tij.

Ditëve në vijim pritet të ketë ndonjë njoftim zyrtar nga klubet për zyrtarizimin e tij si lojtar i ri i Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat