PSG kërkon përgjigje përfundimtare

Futboll

PSG kërkon përgjigje përfundimtare

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:49
Mbappe

“Telenovela” e së ardhmes së Mbappe mund të mos zgjasë shumë.  

Ideja është që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë ideale para xhiros së 1/16-të të Ligës së Kampionëve kundër Real Sociedad, me ndeshjen e parë më 14 shkurt, për të përballuar afatet e ardhshme në një klimë më pak armiqësore.

Gjithashtu nga ana e PSG-së, dëshira është që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe të mos rrethohet me thashetheme dhe rrjedhje të informacioneve të të gjitha llojeve për muaj të tërë.

Që nga vera e kaluar, klubi parisien nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Mbappe.

Në zyrat e Parc des Princes po përgatitet një plan A me të dhe një plan B pa të.

Mbappe nuk do të ketë kohë shtesë për të rikonfiguruar edhe një herë projektin e tij, pasi kjo mund të ketë pasoja të tjera të brendshme. Ylli  duhet ta thotë shpejt vendimin e tij, ndryshe klubi do të marrë masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat